Washington, Samaras takohet sot me presidentin Obama
Kryeministri grek Antonis Samaras po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vizitë e cila sipas qeverisë greke zhvillohet në një periudhë tepër pozitive për vendin.Pjesëtarë të delegacionit grek, e komentojnë se ka një rivlerësim të vizitës, nisur nga fakti se Samaras do të takohet edhe me sekretarin e shtetit John Kerry dhe me presidentin Obama.Siç u bë e ditur, në takimin e kryeministrit me presidentin Obama, do të marrin pjesë gjithashtu shefi i stafit të Shtëpisë së bardhë Denis Mcdonough dhe William Berns, i dyti në hierarkinë e Departamentit të Shtetit.Delegacionion amerikan e përbëjnë gjithashtu sekretari i thesarit Jack Lew, ambasadori amerikan në Athinë Daniel Bennett Smith, këshilltarja e presidentit për çështjet e sigurisë dhe ajo për çështjet ekonomike, si dhe ekspertë për Europën të Shtëpisë së Bardhë.Ndërkaq, perspektivat e investimeve në Greqi ishin në qendër të vëmendjes në darkën që pati në Nju Jork Antonis Samaras, me 20 zyrtare të lartë grupesh investimesh, që menaxhojnë kapitale me vlerë të përgjithshme 850 miliardë euro.Kryeministri Samaras vizitoi edhe selinë e gazetës Washington Post, ku u takua me stafin drejtues dhe redaktorë të gazetës.Gjithashtu, Samaras zhvilloi edhe një drekë pune me pesëmbëdhjetë personalitete të Qendrës së Studimeve Strategjike ndërkombëtare (CSIS).