Ish stilisti i Lady Gagas: Puna me të ishte stresuese
Miku i ngushtë i këngëtares Lady Gaga Nicola Formichetti, i cili ka qenë stilisti i saj ka shpjeguar shkaqet që e çuan për të dhënë dorëheqjen si stilisti i ikonës së modës.Ai shprehet se edhe pse Gaga ishte mikja e tij më e mirë, përsëri puna me të konsiderohej si stresuese dhe kjo sepse këngëtarja ishte e fiksuar pas veshjeve. Ajo minimalisht ndërronte 12 veshje në ditë, ku asnjëra nuk ishte e njëjtë me veshjen e ditës së nesërme.
Ai kishte qëndruan përkrah krijueses së hitit " Alejandro" për pesë vite me radhë, si dhe e kishte qenë krahu i saj i djathtë në krijimin e dy albumeve, pasi çdo veshje krijohej nga vetë ai.
Nicola pohon se shpesh bënte veshje me materiale si plastika të cilat nuk ishin të rekomandueshme por Gaga e lejonte pasi kur bëhej fjalë për modën dëshira e saj ishte të dominonte.Vendin e tij tashmë e ka zënë Brandon Maxwell i cili është shumë i lumtur për punën e re dhe shprehet se falë stilit që Lady Gaga ka është duke u përkushtuar për të vazhduar të mbajë këngëtaren në top listën e artisteve më moderne.