Carla Bruni i kthehet modelimit

Për pesë vjet ajo shijoi jetën si zonja e parë e Francës përkrah bashkëshortit Nicholas Sarkozy, i cili ishte president i vendit nga viti 2007 deri më 2012.Aktualisht kur Sarkozy humbi në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vend, Carla Bruni, po kthehet te jeta e saj e mëparshme si modele dhe këngëtare.Ajo është bërë fytyra e kampanjës së re të “Bulgari”, fotografi të realizuara nga Terry Richardson, që e bëjë atë të rifilloi për herë të parë punën e vjetër që kur burri i saj la Pallatin Elize.E veshur elegante dhe rrezatuese Carla ka treguar vetëbesimin dhe bukurinë e saj stolisur me bizhuteritë e “Bulgari”.Në moshën 19 vjeçare Carla ishte modele e Chanel, Dior, Givenchy, Chanel dhe Yves Saint Laurent. Ajo krijoi emrin dhe pasurinë si modele por shijoj 10 vjet pushim nga kjo punë për të për qëndruar tërë energjinë në karrierën muzikore.