Cheryl Cole reklamon produktet e L`Oreal

Këngëtaren Cheryl Cole jemi mësuar që gjithnjë ta shohim ma maku up dhe taulet të rënduar por këtë herë , në setin fotografik që ajo bëri për L`Oreal shfaqej natyrale dhe ndryshe nga paraqitja që bën në skenë. Pak muaj më parë ajo zbuloi se do të ishte imazhi i firmës L`Oreal Paris dhe tani pas setit fotografik ndihmoi në publicitetin e produkteve.Cheryl shpreh me habi se është mahnitur pas aplikimit të parë në fytyrë të këtyre kremrave. Ajo na rrefen se nuk ishte shqetësuar kurre për rrudhat dhe as që i kishte shkuar ndërmend të përdorte produkte të ndryshme për parandalimin e tyre.Por pasi përdori për pak ditë produktet e firmës L`Oreal ndjeu ndryshimin dhe butësinë e lëkurës. Sipas 30-vjeçares tashmë ajo nuk e kishte më të nevojshme përdorimin e sasisë së madhe të make-up përpara një koncerti, por me aplikimin e këtyre kremrave të cilat ndihmonin në shkëlqimin e lëkurës, mund të shfaqej tërësisht natyrale.Gjatë fotosetit Cheryl pjesën më të madhe të fotove e ka bërë me një fustan të shkurtër të bardhë, i cili lejon të dallohen lehtesisht format e saj trupore.