50 cent para gjykatës
Curtis Jackson ose i njohur ndryshe si 50 cent është paraqitur në gjykatën e Kalifornisë paraditen e djeshme. Fifty, i cili nuk është një shkelës i ri i ligjit, këtë herë është paditur për dëmtim të pronës private nga e dashura Daphne Narvaez , me të cilën kishte një lidhje tre vjeçare. Ai mësohet se pas një periudhe nervozizmi kisht hyrë me dhunë në shtëpinë e modeles duke i gjuajtur dhe shkelmuar gjithçka që shihte.
Daphne pohoi se e vetmja gjë që i shkoi ndër mend në atë kohë, ishte të mbyllej në dhomën e saj dhe të lejonte rapperin të vazhdonte të thyente gjërat. Gjatë hetimeve konsiston se shtëpia e saj në Toluca Lake konsiston në dëme prej 7.100 $. 50 cent i cili po mban mbi shpatulla edhe akuzën e dytë për dhunë në familje rrezikon të dënohet me burgim për neje periudhë 5 vjeçare si dhe të gjobitet 46.000 $.
Atij i është kërkuar nga gjykata që të dorëzojë të gjitha armët , të cilat ai mohon se I ka edhe pse ky pohim mbi në kundërshtim me atë të ish të dashurës së tij. Por historia e krijuesit të hitit " In Da Club" , nuk përfundoi këtu. U bë e ditur si nga gjykata ashtu dhe nga Daphne se çifti së bashku kishin një djalë 3 vjeçar të cilin ai nuk ka dashur ta pranojë si fëmijën e tij.