H&M nuk i vazhdon kontratën modeles Cara Delevingne

Pamja e saj e ka ndihmuar që të nënshkruajë kontrata të majmë me kompani të njohura siç janë Burberry, Chanel dhe Zara.Por popullariteti i Cara Delevingne duket se nuk ka mjaftuar që ti vazhdohet kontrata me H&M.“Ne kemi tolerancë zero ndaj drogave dhe kjo është politika jonë reklamuese. Ekipi ynë do të analizojë të gjitha provat në ditë t në vazhdim dhe nëse lajmet e shkruar në media janë të vërteta , do të marrim masa”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.Brendi ka njoftuar se nuk do të punojë më me Delevingne, për shkak të sjelljeve të fundit të modeles.Kohë më parë në shtëpinë e saj në Londër ajo ishte fotografuar me pluhur të dyshimtë.Së fundi ajo është parë në ndeja të “egra”, gjë që ka bërë që edhe shoqja e saj më e mirë, Rita Ora, e cila e quante “grua” 20 vjeçaren, të largohet për shkak se mund t’i prishet imazhi nga sjelljet e saj.