Curiosity, 1 vit në Planetin e Kuq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2013, 17:18
Anija Kozmike Curiosity mbushi sot një vit që kur misioni historik zbarkoi në planetin Mars më 6 gusht të 2012 . NASA ka publikuar një video mahnitëse që është pjesë e 548 fotografive nga Planeti i Kuq dhe përshkruan brenda 120 sekondave 12 muajt e hulumtimit të anijes kozmike.Imazhet janë marë nga kamera e përparme e Curiosity, nga dita e parë e uljes në planetin Mars deri me kërkimet e fundit në korrik 2013. Imazhet tregojnë Curiosity që mbledh mostrat e parë nga toka e Planetit të Kuq, ndërsa shpon një shkëmb për të marrë dhe mostra nga nëntoka.