Japonia lëshon në hapësirë robotin astronaut Kirobo

Kirobo, që rrjedh nga fjalët japoneze për “shpresë dhe “robot”, ishte në mesin e furnizimeve dhe makinerive të tjera që është nisur sot për në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës, nga Tanegashima në pjesën jugperëndimore të Japonisë.Roboti “fëmijëror” është projektuar të jetë shoqërues i astronautit Koichi Wakata dhe do të komunikoi me një robot tjetër në tokë. Wakata pritet të mbërrij në stacionin në hapësirë në muajin nëntor.Disenjatori i robotëve Tomotaka Takahashi, nga Universiteti i Tokios ka punuar në robotin Kirbo i cili do të flas në gjithësi. Ai ka thënë se punimi i tij ishte sfidë e vërtetë .Përpara nisjes, Kirobo me gjatësi 34 centimetra u tha gazetarëve: një hap i vogël për mua, një kërcim gjigant për robotët”Japonia vazhdon të mburret me robotikën më të sofistikuar dhe kulturën e tyre për të arritur të krijohen robotë me karakteristika dhe emocione njeriu.