Djali i Usher ende në spital pas incidentit në pishinë
Djali i vogël i këngëtarit Usher duket se vazhdon të qëndrojë në gjendje kritike.5-vjeçari ishte duke luajtur me hallën e tij përreth pishinës, kur papritur i ka rënë një lodër dhe në përpjekje për ta marrë ai u rrëzua në ujë.
Halla e tij Rena edhe pse u përpoq ta nxirrte të voglin nga uji nuk ja arriti, prandaj filloi të bërtiste për të kërkuar ndihmë. Dy punonjës së shtëpisë vrapuan dhe e ndihmuan djalin, të cilit ju dha ndihma e menjëhershme nga 911.
Usher i cili pjesën më të madhe të kohës e kalon duke udhëtuar anulloi çdo koncert për ti qëndruar pranë të birit dhe bashëshortes së tij e cila u frikësua duke kujtuar vdekjen e djalit të saj të parë.
Kile Glover i cili ishte fëmija që Tameka Reymond kishte nga martesa e parë vdiq rreth një vit më parë pas një aksidenti në një liqenin Lanier gjatë të cilit u mbyt.
6 qershorin e vitit 2012 shënoi ndarjen e tij nga jeta, si dhe shtrimin e nënës së tij në një spital psikiatrik. Kjo ishte një nga arsyjet pse Usher mori nismën të kthehej sapo u njoftua, dhe tani gjendet pranë gruas dhe djalit të tij i cili ende vazhdon të qëndrojë në spital.