Vila 11 milionë dollarëshe e Kim Kardashian dhe Kanye West- Foto
Dy prindërit e rinj Kanye West dhe Kim Kardashian sapo kanë blerë rezidencën e tyre, e cila i kushtoi plote 11 milionë dollarë në Bel Air. Momentalisht janë larguar nga vila e nënës së Kim, Kriss Janner për tu zhvendosur në një shtëpi me qera.
Mësohet se ata kanë filluar punimet në shtëpinë e re për ta përshtatur jo vetëm sipas shijeve por edhe sipas nevojave të vajzës së vogël North.
Shtëpisë luksoze e cila është 10 mijë metra po i shtohet dhe një pistë bowlingu, një palestër, dhe një sallon bukurie vetëm për Kim. Në pjesën e jashtme janë duke përfunduar punimet e pishinës dhe kopshtit të tyre të madh i cili do të jetë një vend i përshtatshëm për vajzën e vogël North, imazhi i së cilës nuk është bërë ende publik.
Mësohet se kuzhina e gatimit do të jetë e përbërë nga pajisje shuma e të cilave do të jetë marramendëse, pasi vetëm frigoriferi do të jetë Swarovski dhe të gjitha pajisjet e tjera do të jenë Electolux dhe do t`i kushtojnë mbi 1 milion dollarë.
Por si shumica e personazheve publikë dëshira më e madhe e tyre është të jetojnë një jetë private, prandaj kanë investuar për sisteme sigurie që do të jenë të vendosura çdo disa metra. Sipas konfimimeve të shumta Kanye dhe Kim janë duke shpenzuar për mobilimin dhe rregullimin më shumë se për vetë rezidencën.






