Behati Prinsolo: S’dua të sfiloj me bikini
Modelja e Victoria`s Secret dhe e fejuara e anëtarit të grupit Maroon 5, Adam Levine ka pohuar në një intervistë se nuk dëshiron më të sfilojë me bikini. Behati Prinsolo shprehet se pavarësisht se karriera e saj po arrin majat, përsëri nuk ndihet e lumtur me punën që bën.
Sipas saj i është kërkuar të sfilojë me bikini tepër ekstravagante dhe kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek ajo. Behati mendon se edhe pse trupi i saj ka format perfekte për sfilada me bikini, për të nuk ishte as etike dhe as e pranueshme një veshje e tille.
Pas fejesës së saj të papritur me Adam, së shpejti mendohet se modelen do ta shohim të veshur me fustan të bardhë përkrah këngëtarit. Sipas Adam, familja është diçka e shenjtë dhe krijimi i saj duhet të bëhet me femrën e duhur. Por sipas rrjedhës së ngjarjeve duket se ai e ka gjetur femrën e jetës.
Pas ndarjes me Behatin në pranverën e kaluar, ai krijoi një lidhje me dy modele të tjera Anne Vyalitsyna dhe Nina Agdal, ku kjo e fundit momentalisht ndodhet në gjendje depresive pas fejesës së papritur së çiftit.