Terrence Howard dhe Michelle Ghent sërish në gjykatë
Ylli i filmit " Iron Man", gjendet sërish përballë ish gruas së tij Michelle Ghent në ambientet e gjykatës. Çifti i cili është ndarë në vitin 2011 u përpoq vetëm pak javë më parë të krijonin përsëri një lidhje aq të fortë sa e dikurshmja. Prandaj ata morën vendimin të shkonin së bashku me pushime në Costa Rica nga ku dhe nisën të gjitha mosmarrëveshjet. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për dhunë fizike.
Sipas Michelle, aktori filloi të bëhej përsëri i dhunshëm njësoj si në martesë. Ndërsa Terrence hedh poshtë akuzat duke thënë së është përpjekur të ruajë qetësinë gjatë momentit kur Michelle u nevrikos dhe filluante t`i gjuante me mjetet që kishte përreth.
Për një periudhë të gjatë e cila konstaton në vite, çifti nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët dhe për të disatën herë ndahen në mënyrë jo miqësore.
Nga ndarja bashkëshortore, Michelle përfitoi 5.800 $ dollarë për tre vite, por u detyrua ti kthente ish-bashkëshortit makinën Range Rover 2011. Ndërsa Terrence arriti të mbronte shumicën e pasurisë si dhe dy shtëpitë e tij në Pensilvani.