Zbulohet molekula për t’u nxirë pa u djegur

Zbulohet molekula për t’u nxirë në plazh pa pasur rrezikun e djegies. Gjendet në lëkurë në sasi të mëdha dhe mund të bëhet objektivi i kremërave të ardhshme diellore.Identifikimi është bërë nga një grup studiuesish të koordinuar nga Duke University, të cilët rezultatet e studimit i kanë publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të SHBA.Djegiet klasike në plazh shkaktohen nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve diellore, në veçanti atyre ultravioletë të tipit B.Bëhet fjalë për rrezatime të lëshuara nga Dielli që në masë të ulët mund të sjellin përfitime pasi ndihmojnë qelizat e lëkurës të prodhojnë vitamina D, por në masë të tepruar mund t’i shkaktojnë dëme ADN-së.Duke analizuar shtresat e lëkurës, studiuesit amerikanë kanë zubluar përgjegjësen e efekteve të dhimbjes nga djegia, molekulën TRPV4.Duke eleminuar përmes një ilaçi molekulën në fjalë tek minjtë, studiuesit kanë arritur të kufizojnë dëmet e rrezeve të forta.Zbulimi mund të çojë në krijimin e ilaçeve të reja për të luftuar tumoret e lëkurës të shkaktuara nga Dielli, ose në përmirësimin e kremërave mbrojtës.