Xhixho: Qendra e konsultave në QSUT në kushte skandaloze, me qindra pacientë ...
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon situatën e rëndë në QSUT.
REAGIMI I XHIXHOS
Sot jam në qendrën e konsultave në QSUT dhe siç e shihni kushtet janë të përshtatshme.
Si mundet një qytetar i sëmurë të presë me orë të tëra në këto kushte, në stola, pa ujë dhe imagjinoni është verë, temperaturat po rriten, po në të ftohtë si do të presin këta pacientë, të moshuar, qytetarë me ankthin e sëmundjes për t’u diagnostikuar.
Nga ana tjetër, ne kemi parë porte dhe aeroporte të cilat ofrojnë kushte pritjeje moderne, por realiteti këtu është totalisht ndryshe. Mjekët gjithashtu, të cilët punojnë me orë të zgjatura nën presionin e punës dhe në kushte që nuk i ndihmojnë.
Sot janë këta qytetarë, por nesër mund të trokase tek secili nga ne.
Kjo situatë kërkon një përgjigje të menjëhershme dhe zgjidhje konkrete për kushtet me të cilat përballen pacientët dhe të sëmurët çdo ditë në qendrën e konsultave këtu në QSUT.
Çdo ditë që vonon, çdo orë që vonon, me qindra pacientë të cilëve sëmundja patjetër që u rëndohet, shtohet edhe vuajtja e këtyre kushteve të papërshtatshme.

