I dënuar me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, ja DATA kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e Edison Memollës

Me 11 Qershor gjykata e lartë do të shqyrtojë rekursin e kryetarit të bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla i cili kërkon prishjen e vendimit të apelit të posaçme që e la në burg për 1 vit.

Relator i kësaj dosje është caktuar gjyqtari Genti Shala i cili pritet të dalë me vendim mbi rekursin. Memolla i cili aktualisht ndodhet në burgun e Rrogozhinës u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion në zgjedhje.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit 9 shkurt 2026 Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Aktualisht drejtimi i Bashkisë së Rrogozhinës po bëhet nga një kryetar i komanduar.