"Monitorimi i ri i BE-së teston realitetin e reformave"/ Turdiu: Shqipëria përpara testit të zbatimit, jo më vetëm të miratimit të ligjeve
Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar diplomati Gazmend Turdiu, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat aktuale të negociatave.
Ai u ndal te mënyra se si po zhvillohet procesi, duke shpjeguar se diskutimet për anëtarësim gradual apo status të veçantë do të kërkonin ndryshime në traktatet e BE-së, gjë që sipas tij nuk pritet të ndodhë lehtë.
“Që të ndodhin gjëra të tilla duhet të ndryshojë traktati i Bashkimit Europian. Nuk besoj se BE do të mblidhet për ta ndryshuar për dy vende si Shqipëria dhe Serbia.”-tha Turdiu.
Ai shpjegoi edhe hapat kryesorë të procesit të integrimit, nga hapja e kapitujve deri te mbyllja e tyre në mënyrë provizore, duke u ndalur te ndryshimi i fokusit të monitorimit të BE-së.
“Procesi ka tre hapa, hapja e kapitujve, përmbushja e standardeve dhe mbyllja provizore. Problemi ynë afatgjatë ka qenë zbatimi i ligjeve. Tani monitorimi nuk është vetëm për ligjet në letër, por për mënyrën si funksionojnë në praktikë.”-shtoi Turdiu.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:
