“'Fillimi i fillimit' për Shqipërinë në BE"/ Bozdo: Por procesi vjen me 34 kushte të reja

Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar deputeti Eno Bozdo, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai e cilësoi hapjen e rrugës drejt BE-së si një moment të rëndësishëm për vendin, por edhe si një proces të vonuar në kohë, duke kujtuar nisjen e këtij rrugëtimi që prej më shumë se tre dekadash.

Sipas tij, kjo situatë duhet parë me qetësi dhe me këmbë në tokë, pasi integrimi nuk varet vetëm nga zhvillimet e brendshme, por edhe nga faktorë të tjerë gjeopolitikë që kanë ndikuar në hapjen e procesit.

“Për mua është fillimi i fillimit. Është një lajm i mirë për të gjithë ata që e nisën këtë rrugë 35–36 vite më parë me thirrjen ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Jemi të vonuar.”-shtoi Bozdo.

Ai shtoi se procesi i integrimit duhet të bazohet në meritë dhe jo vetëm në rrethana gjeopolitike, ndërsa paralajmëroi se rruga përpara mbetet e vështirë.

“Duhet të jemi të qetë dhe me këmbë në tokë. Është një zhvillim pozitiv, por minimalisht janë edhe 34 kushte të reja që duhet të plotësohen.”-tha deputeti.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS: