Konferenca Ndërqeveritare me BE/ Rama ndan ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Krenar për Shqipërinë, çdo hap e më shumë Europiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një “videokartolinë” me pamje nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila u zhvillua një ditë më parë në Bruksel. Në postimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë momentet më pikante para dhe gjatë mbajtjes së konferencës, ku krah videos shkruan se ndihet krenar, që Shqipëria në çdo hap që hedh, ndihet edhe më shumë europiane.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për Shqipërinë çdo hap e më shumë Europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në pamjet që Kreu i qeverisë ka ndarë janë edhe momente nga ‘prapaskenat’ para Konferencës Ndërqeveritare. Siç shihet edhe në video, Kryeministri ndodhet në një sallë bashkë me ministrat Ferit Hoxha, Besfort Lamallari, Toni Gogu e Delina Ibrahimajn, si dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, duke diskutuar për vijimin e axhendës dhe duke shkëmbyer batuta mes njëri-tjetrit.

Edi Rama: Ça kemi tani, çfarë do bëjmë?

Ferit Hoxha: Të zakonshmen. Presidenca hap mbledhjen, pastaj e merr fjalën Marta Kos dhe thotë fjalët më të mira, për hir të së vërtetës, presidenca e Qipros ka qenë shumë e mirë. I jep fjalën hapëse kryeministrit, fjala mbyllëse është përmbajtësore, fjala hapëse është e bukur.

Edi Rama: We accept (ne pranojmë) do ta themi tani...

Majlinda Dhuka: Po patjetër, se është për efekt të procedurës.

Edi Rama: Do you accept to marry him?(Pranon ta marrësh për burrë?) Yes, i do. (Po, pranoj.) Do you accept to marry her? (Pranon ta marrësh për grua?) Yes i do. (Po, pranoj.)