“Më e vështirë se kurrë të jesh gazetar i pavarur”/ Muka: Presioni ndaj mediave nuk po ulet
Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar gazetari Klevin Muka, ku u diskutua situata e lirisë së medias dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët në vend.
Ai u ndal te roli i Bashkimit Europian në proceset demokratike, duke e cilësuar si një rol monitorues, ndërsa përgjegjësia kryesore për situatën e medias mbetet brenda vendit.
“BE ka qenë gjithmonë në rol vëzhgues dhe monitorues, jo ndërhyrës. Problemi është te vullneti i qeverisë për mënyrën si trajtohen këto çështje. Si gazetar, sot është më e vështirë të jesh i pavarur se më parë.”-tha Muka.
Ai shtoi se media po përballet me vështirësi në rritje në ushtrimin e rolit të saj si kontrollues i pushtetit, ndërsa vuri në dukje mungesën e ndryshimeve në qasjen institucionale.
“Ka pasur edhe gjoba të mëdha ndaj gazetarëve dhe mediave të vogla, raste që nuk janë parë më parë në këtë formë. Kjo tregon një presion që nuk po ulet, por po vazhdon.”-shtoi gazetari.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS:
