Zgjerimi i 12 miljeve të Greqisë/ Vasili sjellë letrën e Metës në 2020: Ai kërkoi sqarime, ndërsa qeveria nuk dha përgjigje
Në një postim, Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje një letër të Presidentit të atëhershëm Ilir Meta, drejtuar kryeministrit Edi Rama në gusht 2020, lidhur me qëndrimin e Shqipërisë ndaj vendimit të Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në Detin Jon.
Në letrën e publikuar, Meta kërkonte informacion për komunikimet e qeverisë shqiptare me palën greke, qëndrimin zyrtar të Shqipërisë dhe hapat që po merreshin për të adresuar pasojat e një vendimi të tillë.
Ai shprehet se gjithashtu se në atë periudhë ka pasur deklarata të ndryshme publike nga kryeministri Rama dhe palë të tjera institucionale mbi procesin e negociatave detare me Greqinë dhe bazën ligjore të tyre sipas së drejtës ndërkombëtare.
Po ashtu, përmenden edhe reagime të disa studiuesve dhe juristëve, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të çështjes së kufirit detar dhe procesit të negociatave mes dy vendeve.
Ndërkaq ngrihen një sërë pyetjesh mbi veprimet institucionale të ndërmarra në atë kohë, komunikimet mes institucioneve dhe mënyrën e menaxhimit të grupit negociator për çështjen e detit me Greqinë.

