Festohet Kurban Bajrami/ Shkëlqim Hajdari uron besimtarët: Le të jemi te gjithë bashkë, të ndihmojmë, ta duam e ta respektojmë njëri tjetrin

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, përcolli një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke theksuar vlerat e solidaritetit, dashurisë dhe harmonisë fetare si një nga krenaritë më të mëdha të Shqipërisë.

" Të nderuar qytetare të Tiranës, besimtarë, miq!

Gëzuar Kurban Bajramin.

Kjo është dita e madhe, ku Zoti ka zbrit në tokë mëshirën për krijesën e Tij më te dashur, njeriun.

Sprovë, mëshirë, shpërblim.

Le të jemi te gjithe bashkë, te ndihmojme,ta duam e ta respektojme njeri tjetrin.

Bashkëjetesa fetare në Shqiperi është krenari kombetare !

“Më afër Zotit është ai që është më afër me njerëzit”.

Gëzuar të gjithëve", shkruan Shkëlqim Hajdari.