"Raporti i BE “po skanon” Shqipërinë"/ Ruçi: Shqipëria kalon me notë minimale, por mbeten probleme serioze në reforma

Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar pedagogu Hektor Ruçi, ku u diskutua raporti i fundit i Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Ai u ndal te mënyra se si BE po e vlerëson aktualisht vendin, duke e krahasuar procesin me një fazë ku Shqipëria është futur në hapin e radhës, pas stabilizim-asociimit, por ende larg standardeve të plota të anëtarësimit.

“Raporti është një kombinim mes aspektit teknik dhe atij politik. Këto janë dy shtyllat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europian. Nëse e shohim me qetësi, është si një student që shkon në provim, ka mësuar diçka, merr një pesë, kalon klasën, por nuk është i mjaftueshëm për të ardhmen.”-tha Ruçi.

Ai shtoi se gjuha e raportit tregon qartë nivelin aktual të vendit dhe sfidat që mbeten përpara.

“Në raport mbizotërojnë shprehje si ‘duhet të avancojë më shumë’ dhe ‘ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm’. Kjo tregon një skaner të qartë të realitetit, me probleme që duhen adresuar.”-shtoi ai.

Në analizën e tij u theksua se raporti nuk e mbyll procesin, por e vendos Shqipërinë në një fazë ku progresi është i mundur vetëm nëse vazhdojnë reformat dhe përmirësimet institucionale.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS: