Gjykata Kushtetuese vijon rolin si "letër higjienike"/ I rikthen “topin” Sokol Sadushit
Gjykata Kushtetuese ka kthyer në Gjykatën e Lartë vendimin për Erion Veliajn.
Me vendimin e sotëm, zbardhet e gjithë skema të cilën CNA e luftoi, “Ti ke bërë një vendim unifikues, ke bërë disa ndryshime dhe zbatoje”.
“Topi” nga Gjykata Kushtetuese i kthehet Gjykatës së Lartë dhe nuk ka një vendim për nxjerrjen e Veliajt nga burgu. Ashtu siç e tha CNA dhe e paralajmëroi, Gjykata Kushtetuese është kthyer në një letër higjienike që nuk merr vendime, por përfundon në “kosh”, pa qenë e qartë apo duke dhënë vendime të dyzuara.
Jo vetëm në rastin e Veliajt, por dhe në raste të tjera. CNA e paralajmëroi se po kthehej në një letër higjienike pasi dhe më parë nuk kishte dalë me një vendim dhe as tani. Duke qenë se nuk kanë kurajën për të dalë përballë së vërtetës, ndërhyjnë dhe reagojnë me të tilla vendime të cilat nuk kanë as peshë dhe vlerë të vërtetë ligjore.
"Dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj kërkuesit të lidhur edhe me parimin e prezumimit të pafajësisë për shkak të gjuhës së përdorur në arsyetimin e vendimeve të gjykatave. Në lidhje me këtë pretendim Gjykata, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e tij si të pabazuar. 2.2. Proporcionalitetit të masës të lidhur me të drejtën për t'u zgjedhur të cilin Gjykata, me shumicë votash, e gjeti të bazuar vetëm në drejtim të faktit që Gjykata e Lartë nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar këtij pretendimi të ngritur në rekurs nga kërkuesi", thuhet në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese.
Janë thjesht dhe vetëm lëvizje, si "letra higjienike që hidhet në koshin e tualetit", pasi ende nuk po tregojnë vlerat që i takojnë Gjykatës Kushtetuese.
Sidomos kur një person është me 13 akuza të rënda penale dhe po kërkon të dalë në liri për të prishur provat ashtu siç është provuar më parë. Në fakt një Gjykatë e tillë Kushtetuese nuk i duhet askujt, nuk i duhet as vetë Erion Veliajt dhe sikur të dalë nga burgu.
Një Gjykatë e tillë Kushtetuese nuk i duhet askujt pasi thjesht dhe vetëm "letra higjienike" përfundon në koshin e tualetit. Tani është po kjo gjykatë që ia çon “topin” Sokol Sadushit, njeriut të Mero Bazes, partizanit të rilindjes, që kërkon të bëhet President i Republikës sipas informacioneve që kanë rrjedhur në medie.
Njeriu i cili inicioi një vendim unifikues, që dështoi ta ndryshonte ashtu siç i interesonte për të nxjerrë Erion Veliajn nga burgu dhe tani "topi" hidhet në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e hedh në Gjykatën e Lartë.
Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëhet një gjykatë e nivelit të katërt. Kushtetuesja thotë ose rri në burg ose del nga burgu, nuk thotë Gjykata Kushtetuese: shiheni dhe njëherë ju se ashtu është muhabeti. Dhe ia çon “topin” Sokol Sadushit, se kjo Gjykatë Kushtetuese është e njëjta që kishte Sokol Sadushi dikur.
Që do të thotë se e kanë dhe letër higjienike në tualet dhe s’dinë të pastrohen nga pas, po e marrin letrën dhe e vënë në turinj.
Pra në thelb Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhte problemin që krijoi vetë, me vendimin e saj të parë, jo të kthehej në një letër tualeti.
Është e thjeshtë, Gjykata Kushtetuese thotë ky o del nga burgu o nuk del. Nuk ka Gjykata Kushtetuese: merre dhe njëherë ti, shikoje ti, ma arsyeto mua pastaj ta shikoj unë. Gjykata Kuhstetuese jep vendime kushtetuese, nuk është gjykatë e nivelit të katërt.
Pra kemi Fakt, kemi Apel, kemi dhe Gjykatën e Lartë, hajde sa na u bë një “aneks” i katërt. Dhe është Kushtetuesja që shërben si “tualet”, kur politika nuk ia del në nivelet e tjera të gjykatave.
Si nivel i katërt, Gjykata Kushtetuese ka funksionuar në kohën e Sadushit. Tani Sadushin e kemi në Gjykatën e Lartë./CNA

