Gazetari: Plarent Ndreca, turn i parë i pandehur dhe turn i dytë avokat i Veliajt
Gazetari Basir Çollaku komentoi sot seancat e ndryshme gjyqësore ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Çollaku tha në “Syri TV” se vihet re një tendencë e mungesës së transparencës nga nisma për të rikthyer, kolaudimin e masave të sigurisë për emrat e pushtetit.
Sipas Çollakut, e njëjta ndodh edhe me rastin e Veliajt, që së fundmi po mbrohet nga Plarent Ndreca, për të cilin gazetari theksoi se është emër i pandehur nga SPAK.
“Ka një tendencë që nga nisma për të rikthyer, kolaudimin e masave të sigurisë për emrat e pushtetit. Nuk kemi transparencë në mënyrën se si paguhet e gjithë kjo histori, sepse ke aty një avokat amerikan, një britanik, apo është Plarent Ndreca, ky akuzuari tjetër që turnin e parë është i pandehur, turnin e dytë është avokat mbrojtës”,-tha Çollaku.
