FENOMENI I SHKELJEVE RRUGORE/ Softa: Pa teknologji dhe kontroll, aksidentet nuk do të ndalen

Në studion e Ora News është diskutuar situata e sigurisë rrugore në kryeqytet dhe problematika e vijave të bardha, që sipas ekspertëve janë kthyer në zona me rrezik për këmbësorët.

I ftuar në studio ishte eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili ka folur për shkeljet e shpeshta në rrugë dhe mungesën e kontrollit të qëndrueshëm në disa segmente urbane.

Ai ka përmendur se vijat e bardha nuk respektohen rregullisht dhe se janë shënuar edhe aksidente me pasoja të rënda.

Sipas tij, problem mbeten jo vetëm shoferët e pakujdesshëm, por edhe mjete të rënda që hyjnë në qytet jashtë orareve të lejuara, si dhe drejtues nën ndikimin e alkoolit apo substancave të tjera.

Në vijat e bardha janë shënuar aksidente të rënda. Ka shkelje të rregullave nga mjete të ndryshme, përfshirë edhe mjete të rënda që nuk respektojnë oraret e hyrjes në qytet.

Softa ka theksuar se strukturat aktuale të kontrollit nuk kanë qenë gjithmonë efektive dhe se nevojiten forma më të organizuara monitorimi në terren.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: