VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5 Maj 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
pjesa më e madhe e Evropës paraqitet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe stuhi, më të theksuara në Veri, Lindje dhe Evropën Qendrore. Ndërsa Ballkani, Ishujt Britanikë dhe zonat juglindore mbeten me kthjellime dhe pak vranësira.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pasditja sjell vranësira të lehta në zonat malore. Temperaturat luhaten nga 2° deri në 24°C. Era fryn 30km/h , dallgezim I qete.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, rikthehen kushtet e qëndrueshme në pothuajse gjithë kontinentin, me diell dhe temperatura të larta, përjashtuar Evropën Qendrore dhe rajonin e Balltikut ku vijojnë reshjet dhe stuhitë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta në zonat lindore dhe pa reshje. Temperaturat rriten nga 4°C deri në 26°C. Era fryn e lehtë deri mesatare, me dallgëzim deri në 2 ballë.

