NISIN PUNIMET E KUVENDIT/ Parlamenti mban një minutë heshtje për tragjedinë e të miturve në Durrës
Seanca plenare e sotme në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në një aksident tragjik në Durrës.
Deputetët u ngritën në këmbë në shenjë respekti, ndërsa më pas seanca ka vijuar me rendin e ditës.
Aksidenti ndodhi pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës, ku një automjet doli nga kontrolli dhe përplasi disa fëmijë që ndodheshin pranë trotuarit.
Si pasojë, dy fëmijë të moshës 10 dhe 12 vjeç humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, ai ka pasur edhe më herët shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë edhe masa administrative për patentën.

