EMRI/ Të dënuar për narkotikë në Shqipëri dhe Itali, arrestohen dy shtetas në kërkim në Tiranë

Në Tiranë janë arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve, si rezultat i operacionit të koduar “Rrjeta” të zhvilluar nga policia.

Sipas autoriteteve, operacioni u krye nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Forcën e Posaçme Operacionale, me qëllim lokalizimin e personave të dënuar.

Në pranga u vu Klodian Hoxha, 43 vjeç, i ndaluar në zonën e Laprakës. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vite e 6 muaj burg për trafik droge.

Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me Interpol Romën për ekstradimin e tij drejt Italisë.

I arrestuari tjetër është F. B., 26 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.