I akuzuar nga SPAK për shkelje të tenderit 700 mijë euro/ GJKKO shtyn seancën për Benet Becin dhe cakton datën 20 maj për seancën e rradhës 

GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe 6 personave të tjerë të pandehur. Shkak për shtyrjen e saj është bërë mungesa e dy avokatëve dhe vetë Becit. Seanca e rradhës është caktuar në datën 20 maj. 

Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Ndërsa 6 të pandehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit. 6 të pandehurit e tjerë kanë qenë anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se paracaktuan dhe krijuan avantazhe për shoqërinë fituese të tenderit.