Motori përplaset me makinën në aksin Berat–Dimal! Pasagjeri ‘fluturon’ në ajër, gjen vd*kjen 57-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 13:56
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak.
Një motor ka goditur nga prapa mjetin BMW që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka fluturuar në ajër dhe është përplasur në rrugë,duke gjetur vdekjen.
Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57-vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda, 35-vjeç,ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë hetimet e para në vendngjarje,për të konkluduar në shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
