Ish-krerët e KESH dhe ARRSH, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, paraqiten në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 14:30
Ish-kreu i KESH-it, Erald Elezi, dhe ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, janë paraqitur këtë mesditë në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas informacioneve, Elezi dhe Gjyli ndodhen në SPAK si pjesë e dosjes nën hetim, në të cilën janë edhe vetë të përfshirë, pasi akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Ndaj Elezit dhe Gjylit është caktuar masa e sigurisë "Arrest shtëpie".
