TRAGJEDIA NË 'ISH-KËNETË'/ Familjarët përcjellin vogëlushët e ndjerë për në banesën e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 15:23
Në zonën e ish-Kënetës në Durrës mbizotëron heshtja dhe trishtimi, një ditë pas aksidentit të rëndë që i mori jetën dy fëmijëve të mitur.
Familjarët dhe të afërmit kanë përcjellë për në banesën e fundit dy djemtë që humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka lënë dhimbje të madhe në familje.
Një tjetër fëmijë që ishte përfshirë në aksident ndodhet ende i shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në zonë vijon atmosfera e rënduar, ndërsa banorët shprehen të tronditur nga ngjarja e ndodhur.
