BASTE ILEGALE NË TIRANË/ 3 celularë me faqe aktive zbulojnë skemën në lokal, arrestohet 54-vjeçari
Policia në Tiranë ka vijuar kontrollet në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, duke zbuluar një tjetër rast të basteve të paligjshme.
Gjatë verifikimeve në terren, efektivët e Komisariatit Nr. 3 kanë konstatuar se në një lokal në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i basteve sportive.
Në pranga është vënë administratori i lokalit, S. Z., 54 vjeç, banues në Tiranë, i kapur në momentin kur ushtrohej aktiviteti.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, policia ka gjetur dhe sekuestruar tre telefona celularë, ku ishin të hapura faqe për vendosjen e basteve.
Aksioni po vijon edhe në zona të tjera të kryeqytetit, me qëllim zbulimin e rasteve të ngjashme.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

