2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores! Dënon Edison Tabakun dhe dy të tjerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2026, 12:45
Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Roven Zekën, ish-shefin e Qarkullimit Rrugor.
Zeka u arrestua më 19 prill 2025 me urdhër të SPAK, në kuadër të një çështjeje korrupsioni.
Me vendimin e gjykatës, i hiqet edhe masa e arrestit në shtëpi.
Në të njëjtën çështje, oficerit Edison Tabaku iu komunikua akuza për rryshfet, ku dyshohet se ka marrë 2 mijë euro për të mos arrestuar bashkëshorten e një biznesmeni. Tabaku u dënua me 2 vite burg.
Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm ish-shefin e Rrugores së Tiranës në këtë proces.
