"Plumbi i Artë"/ Hoxha: Alibej urdhëroi Dumanin për të vr*rë Oti Kilën, më pagoi 3 mln euro për...

Xhuljano Hoxha i dënuar me burg për jetë për dosjen e plumbit artë ka folur para Gjykatës së Posaçme duke thënë se Erjon Alibej ka paguar 3 mln euro për të marrë statusin e drejtësisë.

Hoxha: "Në deklarimet e Erjon Alibej dhe provat e SPAK nuk ka asnjë provë as bisedë që kam marrë pjesë në vrasjen e Bujar Çelës.

Dua të deklaroj se Erjon Alibej më ka thënë që kam paguar 3 mln euro që të marr statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe t’ia heqin statusin Henrik Hoxhajt. Alibej më ka thënë që ishalla s’del sky. Jam në dijeni që Alibej ka urdhëruar Dumanin për të vrarë Oti Kilën dhe ka qenë biseda kur kemi qenë në garazh.

Nuk kam lidhje unë me vrasje, po e pranoj që kam bërë djegien e makinave të Oti Kilës ku kam dhënë dëshmi edhe para pak ditësh. E nderuar gjykatë kam shumë për të thënë dhe t’i tregoj në ditët në vijim."

Seanca po zhvillohet ku po pyeten dy të pandehurit Albert Pashaj i cili akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë.

Po ashtu po jep dëshmi edhe Gentian Sharra i cili akuzohet për vjedhje me dhunë.

Në dëshminë e tij Gentian Sharra thotë se kurrë nuk ka bërë vjedhje pasi është person me më shumë se 10 biznese dhe është i rregullt me të gjitha taksat.

Sharra: Nëse unë kam vjedhur një paketë, Allahu më dënoftë tek njerëzit më të afërt tha ai.