Dinamika e vr*sjes së çiftit Mujeci/ Gazetari: Ekzekutim i mirëorganizuar, autorët vepruan me gjakftohtësi
Ngjarja e rëndë në Lezhë, ku mbetën të vrarë Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, vijon të trondisë opinionin publik, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi mënyrën e organizimit të atentatit.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, gazetari Elvis Hila bëri të ditur se policia ka arritur të zbardhë dinamikën e krimit, falë kamerave të sigurisë dhe gabimeve të autorëve, të cilët dyshohet se e kanë ndjekur çiftin që nga momenti i daljes nga banesa, për ta ekzekutuar më pas në hyrje të fshatit Balldren.
Elvis Hila: Kjo është një ngjarje tepër e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, jo vetëm në Lezhë, por në të gjithë vendin, referuar faktit se mes viktimave pra është edhe një, një grua. Kemi dy viktima dhe njëra është grua. Ajo çfarë duhet thënë është fakti se policia brenda një kohe të shpejtë ka arritur që ta zbardhë ngjarjen. Në këtë drejtim është ndihmuar nga kamerat e sigurisë, por edhe nga pakujdesia e vetë autorëve të dyshuar. Të paktën nga kqyrja e kamerave të bizneseve, por dhe të banesave, përgjatë itinerarit që ka ndjekur çifti Mujeci, të cilët kishin ardhur në një lokal në dalje të qytetit të Lezhës për të konsumuar kafe. Ata siç duket janë ndjekur nga autorët që në momentin kur kanë dalë nga banesa e tyre në zonën e Torovicës, pasi kanë konsumuar kafen, janë rikthyer sërish për të shkuar drejt banesës së tyre dhe kanë qenë dy automjete, të cilat i kanë ndjekur.
Njëri ka qenë në rolin e vëzhguesit, një automjet tip Audi, ndërsa në mjetin tip Golf 5 pa targa kanë qenë dy ekzekutorët. Sapo ka lënë makina autostradën, makina me të cilën po lëvizte pikërisht çifti Mujeci, në hyrje të fshatit Balldren, njëra nga automjetet, Audi, i ka prerë rrugën dhe më pas në pjesën e përparme ka kaluar dhe ka parakaluar edhe automjeti tip Golf 5 pa targa, ku nga aty kanë dalë dy persona të armatosur dhe menjëherë kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së çiftit Mujeci. Fillimisht është qëlluar nga një distancë më e largët dhe më pas njëri prej autorëve ka qëlluar sërish pra në një distancë shumë të afërt. Është afruar tek xhami i makinës dhe ajo çfarë duhet thënë, ai ka patur një mllef të madh duke iu referuar edhe asaj çfarë ka ndodhur, pra Kreshnik Mujeci ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit.
Të gjithë plumbat janë zbrazur në anën e shoferit të automjetit, ndërsa një nga plumbat ka prekur edhe bashkëshorten e tij, Gentjana Mujeci, çka do të thotë se ata kanë patur për qëllim ekzekutimin e Kreshnik Mujecit, por situata ju ka dalë jashtë kontrollit. Gjithsesi, tashmë jemi përballë faktit se ngjarja është zbardhur nga ana e policisë. Ajo çfarë duhet të them është fakti se autorët kanë vepruar me gjakftohtësi.
Vetëm një plumb e ka prekur bashkëshorten e Kreshnik Mujecit, e cila ishte në sediljen e përparme të automjetit, ndërsa pjesa tjetër është zbrazur tërësisht në drejtim të 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci. Pra, është qëlluar me breshëri nga dy armë të ndryshme, kanë qenë dy persona, të cilët edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë duken qartë, të cilët dalin nga automjeti tip Golf 5 dhe qëllojnë me breshëri dhe pasi janë bindur se ai ka ndërruar jetë, më pas janë larguar sërish të qetë përgjatë aksit rrugor në drejtim të zonës së Torovicës, ku tashmë janë përqendruar edhe kërkimet e policisë. Në terren janë forca të shumta, si të Drejtorisë Vendore të Lezhës, ashtu edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA, të cilët kanë krehur dhe po krehin një perimetër të gjerë nga ku mendohet të jenë larguar autorët, pasi deri në këtë fazë nuk është arritur që të gjenden as automjetet, as armët, por as personat të cilët janë të dyshuar tashmë për vrasjen e 39-vjeçarit Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortes së tij, Gentjana.
Gjithsesi ka një angazhim nga ana e strukturave që prej momentit kur ka ndodhur ngjarja, por ajo çfarë duhet thënë, ata kanë vepruar me një gjakftohtësi, duke iu referuar edhe pamjeve, por nga ana tjetër nuk kanë qenë as të maskuar. Çka do të thotë se nuk kanë treguar fare kujdes dhe ishin të bindur pra, për ta kryer atë mision të tyre për të ekzekutuar pikërisht Kreshnik Mujecin, por nga ana tjetër mund të themi se situata ju ka dalë jashtë kontrollit dhe plumbat kanë prekur pikërisht edhe bashkëshorten e tij dhe jemi përballë faktit se tashmë e kemi dy viktima.

