At*ntati me dy viktima në Balldren të Lezhës/ Reagon policia: Po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikim e autorëve

Policia ka reaguar zyrtarisht mbi atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, ku dy bashkëshortë kanë mbetur të vrarë.

Konkretisht bëhet fjalë për Kreshnik Mujecin dhe Gentiana Mujecin. Uniformat blu bëjnë me dije se, po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikim e autorëve.

Njoftimi:

"Rreth orës 14:50 në  dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij,  shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë,  është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe  nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve."