EMRI/ 52-vjeçari në Fier qëllon me kall*shnikov dhe kanos gruan, arrestohet nga policia

Në Fier është arrestuar një 52-vjeçar, Lavdrim Xhaferaj, pas një konflikti që ka përfunduar me përdorim arme zjarri.

Sipas policisë, gjatë një debati për motive të dobëta, ai ka qëlluar me kallashnikov dhe ka kanosur një grua në fshatin Ferras të Divjakës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe municion luftarak, ndërsa arma e zjarrit nuk është gjetur ende dhe vijon kërkimi për të.

I arrestuari akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, kanosje dhe prishje të qetësisë publike. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.