PAMJET E PARA NGA VENDNGJARJA/ "Q7" shoshë nga plumbat, atentat në Lezhë, ekz*kutohet çifti brenda makinës (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Balldre të Lezhës, dyshohet për dy viktima.

Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar në drejtim të një automjeti në Lezhës.

Si pasojë e të shtënave, dyshohet se plumbat kanë kapur dy persona dhe që dyshohet gjithashtu të kenë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, i cili rezulton të jetë person me precedent penal.

Në pamjet e siguruara nga Ora news, është qëlluar me breshëri arme në drejtim të një automjeti Audi, në anën e shoferit.

Forca të shumta policie kanë bërë të mundur rrethimin e zonës dhe po punojnë për kapjen e autorit apo autorëve.

Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, ndërsa në vendngjarje gjithashtu ndodhet edhe ambulanca.

Aktualisht Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij atentati.