At*ntati në Lezhë/ Ekz*kutohet çifti, burri me të shkuar kriminale, del FOTO-ja bashkë me bashkëshorten
Të shtëna me armë zjarri në Balldre të Lezhës, ku humbi jetën Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, i cili rezulton të jetë person me precedent penal.
"Ora news" ka siguruar foton e çiftit që ndërruan jetë.
Në pamje duket se është qëlluar me breshëri arme në drejtim të një automjeti "Audi", në anën e shoferit.
Forca të shumta policie kanë bërë të mundur rrethimin e zonës dhe po punojnë për kapjen e autorit apo autorëve.
Aktualisht Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e këtij atentati.
Kush është Kreshnik Mujeci?
Emri i Kreshnik Mujecit nuk është i panjohur për autorietet, pasi mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale vite më parë. Në vitin 2017, ai dhe vëllai i tij u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Gegë Mëhillit, i njohur edhe si Gent Pjetri. Sipas hetimeve të asaj kohe, vëllezërit, në bashkëpunim me një vëlla të tretë, i kishin prerë rrugën viktimës në aksin Shkodër–Velipojë dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti të ndodhur një ditë më parë.

