Ekz*kutohet çifti në Lezhë, burri me precedent penal, zbulohet e kaluara e viktimës, tr*pat ende në makinë (EMRAT+PAMJE DHE DETAJE)
Të shtëna me armë zjarri në Balldre të Lezhës, dyshohet për dy viktima.
Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar në drejtim të një automjeti në Lezhës.
Si pasojë e të shtënave, dyshohet se plumbat kanë kapur dy persona dhe që dyshohet gjithashtu të kenë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Trupat e viktimave mësohet se janë ende brenda makinës.
Shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, i cili rezulton të jetë person me precedent penal.
Mësohet se Kreshnik Mujeci është arrestuar në vitin 2017 si bashkëpunëtor në vrasjen e një 47-vjeçari në vitin 2016, së bashku me vëllain e tij.
Ata dyshohet se kanë ndihmuar autorin e vrasjes të arrestuar tashmë nga policia, në organizimin e pritës për 47 vjeçarin.
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale " Vrasje me paramendim " kryer në bashkëpunim ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ".
Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Për vrasjen e Mhillaj ndodhet në burg Jozef Mujeci.
Për Kreshnik Mujecin, Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm, ku urdhëroi lirimin nga qelia të tij.
Kundër këtij vendimi u bë ankim nga prokuroria dhe shkalla e dytë e gjyqësorit mori po të njëjtin vendim, duke rrëzuar ankimin. Më pas çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila në datë 31 tetor 2024 vendosi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

