Vlorë/ Donte të zgjeronte molin në zonën e Jonufrës, arrestohet 47-vjeçari për ndërtim pa leje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 14:27
Në Vlorë është evidentuar një rast ndërtimi pa leje në zonën e Jonufrës, ku një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë.
Sipas policisë, shtetasi B. M. ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një mol ekzistues në det, në një zonë që përfshihet në projektin “Lungomare 3”.
Ai dyshohet se ka kryer punime dhe e ka zgjeruar strukturën pa lejen përkatëse.
Ndërhyrja është konstatuar gjatë kontrolleve në vijën bregdetare, ndërsa personi është shoqëruar dhe arrestuar menjëherë. Materialet i janë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
