VIDEO/ Autobusi me nxënësit në Vlorë përfundon jashtë rrugës pranë Manastirit të Zvërnecit

Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga në zonën e Manastirit të Zvërnecit në Vlorë, duke shkaktuar panik te të miturit që ndodheshin brenda.

Sipas të dhënave paraprake, në autobus ndodheshin nxënës gjatë një udhëtimi dhe mjeti ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Nxënësit janë nxjerrë të sigurt dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e daljes nga rruga të autobusit.

VIDEO/ Autobusi me nxënësit në Vlorë përfundon

VIDEO/ Autobusi me nxënësit në Vlorë përfundon