At*ntati me 2 viktima në Balldre, drejtori i Policisë Lezhë: "Audi" u godit me breshëri plumbash gjatë lëvizjes, po fiksojmë çdo provë nga vendngjarja

Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Arben Nasufi konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje. Dy persona dyshohet se janë vrarë nga atentati sot në Balldren të Lezhës.

Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

“Në sallën operative të drejtorisë vendore të policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në Balldre. Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri armësh në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.