(PAMJE) KONTROLLET E BEFASISHME NË BURGJE/ Forcat Speciale zbulojnë sende të ndaluara dhe lëndë të dyshuar narkotike

(PAMJE) KONTROLLET E BEFASISHME NË BURGJE/ Forcat Speciale zbulojnë
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë së Burgjeve.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 38 dhoma banimi dhe ambientet e përbashkëta nga Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të Burgjeve.

Në dhomën nr. 9, në Godinën 1, ku ndodheshin dy të dënuar me inicialet R.M. dhe E.H., është konstatuar një cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar menjëherë dhe është mbajtur raport incidenti, ndërsa rastin e kanë marrë për verifikim edhe strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje.

Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithashtu sende të tepërta, përfshirë dy televizorë që janë marrë për rikontroll, si dhe disa objekte të tjera të ndaluara që janë sekuestruar.

Drejtoria e Burgjeve njofton se kontrolle të tilla do të vijojnë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim forcimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit në ambientet e burgjeve.