Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (26-27 prill 2026)
Njihuni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Gadishulli Iberik dhe Alpet paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër e Europës dominohet nga mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta në zonat malore dhe pa reshje. Temperaturat luhaten nga 3°C në 24°C, era fryn me shpejtesi 30km/h dhe dallgezimi I ulet.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Britania e Madhe dhe Europa Lindore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa tjetër mbetet e kthjellët dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta ne zonat e uleta dhe malore, pa reshje. Temperaturat luhaten nga 4°C në 25°C, era fryn me shpejtesi 25km/h dhe dallgëzim i ulët.

