EMRI+VIDEO/ Qarkullonte i a*matosur në Kavajë, arrestohet 32-vjeçari pas kontrollit

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, në Kavajë është arrestuar një 32-vjeçar i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Shtetit, shërbimet e Komisariatit të Kavajës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Durrësit, kanë zhvilluar kontrolle intensive në terren, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për persona që qarkullonin të armatosur.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 2 të qytetit, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi Florjan Rrokaj, i cili lëvizte në këmbë.

Në kontrollin fizik ndaj tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë së bashku me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve, 32-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”.