Kryebashkiaku i Lezhës reagon pas humbjes së mjekut Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për aksidentin e rëndë ku humbën jetën mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si një humbje të madhe që ka tronditur komunitetin, duke shprehur ngushëllime për familjarët.

Sipas tij, aksidenti ka sjellë dhimbje të madhe për të gjithë ata që e njihnin doktor Anton Keçin dhe vajzën e tij, e cila ishte studente në Mjekësi.

Kryebashkiaku i Lezhës ka shprehur solidaritet me bashkëshorten, djalin dhe prindërit e viktimës, në këtë moment të vështirë për familjen.