DH*NË NË LUNGOMARE! Një person u godit me sende të forta, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2026, 07:22
Një episod dhune është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një person është goditur me sende të forta në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin e autorëve të përfshirë.
