Foltorja e opozitës para Kryeministrisë/ Balla ironizon: Nuk merren vesh, krushqit gjithnjë e më pak

Edhe këtë të hënë, Partia Demokratike ka zhvilluar foltoren e radhës para Kryeministrisë.

Në foltore u hodhën akuza ndaj qeverisë dhe Policisë së Shtetit për ushtrim dhune ndaj protestuesve në protestën e 17 prillit.

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një foto nga foltorja dhe shkruan: S’merren vesh dhe këta krushqit, çdo javë e më pak, duke ironizuar dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë takim.